Shkodër, gjendet i vrarë në makinën e tij një 46-vjeçar

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2020, 12:31 | Kronikë
Shkodër, gjendet i vrarë në makinën e tij një

Gjendet një person i vrarë në Shkodër. Sikurse njoftohet nga policia, ai u gjet në afërsi të një pike karburanti, në fshatin Mushan.

Dyshohet se 46-vjeçari, i identifikuar si Ridvan Hyseni është vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMW”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa në ndihmë të tyre janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea
(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos