
Aksident me dy të plagosur në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Sovjan, ku një mjet i tipit Golf është përplasur me barrierat anës rrugës, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të mjetit dhe personit tjetër pasagjer në mjet.
Burime të siguruara për A2 CNN thanë se dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ekspertët e qarkullimit rrugor po punojnë për të zbardhur të gjithë dinamikën e këtij aksidenti me dy të plagosur. Paraprakisht, dyshohet për shpejtësi tej normave të lejuara dhe manovër të gabuar. (A2 Televizion)