Ndërron jetë një pushues në plazhin e Golemit

Nga A2 CNN
16 Korrik 2023, 18:48 | Kronikë
Ndërron jetë një pushues në plazhin e Golemit

Një 48-vjeçar, banues në Durrës, ka ndërruar jetë pasditen e së dielës në plazhin e Golemit. Policia bën të ditur se shtetasi me iniciale M. H., ka ndërruar jetë sapo është futur në ujë.

Nga të dhënat e para, dyshohet se ai mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.  

“Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit  dhe më pas nga  stafi mjekësor, por shtetasi M.H, humbi jetën.

Stafi mjekësor i ndodhur në vendngjarje paraprakisht dyshon se 48-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos