Aksident në Korçë, shpejtësia e lartë i merr jetën 16-vjeçarit

Nga A2 CNN
21 Prill 2023, 12:29 | Kronikë

Një i mitur 16-vjeçar ka humbur jetën ndërkohë që një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor në zonën e Korçës.

Aksidenti është regjistruar pranë fshatit Çiflik, ku për pasojë mjeti tip BMW ka dalë nga rruga pasi është përplasur me barrierat mbrojtëse.

Sipas të dhënave, ka humbur jetën në aksident Rei Sherifi 16 vjeç, teksa është plagosur dhe drejtuesi i mjetit.

Shkak për aksidentin mendohet të jetë shpejtësia e lartë e mjetit, teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos