Pastrohet territori nga 1140 fidanë kanabis në Nikël, nuk ka të arrestuar

Nga A2 CNN
21 Prill 2023, 11:20 | Kronikë
Pastrohet territori nga 1140 fidanë kanabis në Nikël, nuk ka

Policia e Krujës në bashkëpunim me stacionin e policisë Fushë Krujë dhe Forca e Posaçme Operacionale të Durrësit kanë zbuluar një parcelë të madhe me fidanë kanabisi në zonën e Niklës.

Sipas të dhënave, në parcelën e fshehur në një zonë të pyllëzuar u zbuluan më shumë se 1140 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie.

Ndërkohë, strukturat hetimore vijojnë veprimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj tentative për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos