Ky është 18-vjeçari, shoku i të riut që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij në Tiranë

Nga A2 CNN
21 Prill 2023, 11:06 | Kronikë

A2CNN ka siguruar pamjet nga salla e gjyqit të Ensi Mazes, 18-vjeçarit të akuzuar si bashkëpunëtor për vrasjen me thikë të 20-vjeçarit, Stiven Toshkëzi, pas një sherri mes tyre, disa ditë më parë në Tiranë.

Maze duket i qetë në sallën e gjyqit, kur pritet të merret masa në ngarkim të tij. Kujtojmë se adoleshenti,  në bashkëpunim me 18-vjeçarin Axel Hoxhaj goditën me thikë Toshkëzin, i cili për pasojë ndërroi jetë. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”.

Stiven Toshkëzi u qëllua disa herë me thikë pas mesnatës dhe si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë në spital. Në përfundim të seancës, gjykata vendosi që Maze të qëndrojë në qeli. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/20/vrasja-me-thike-e-20-vjecarit-ne-tirane-vetedorezohet-autori-i-dyshuar/
https://a2news.com/video/video-e-vrasjes-se-20-vjecarit-momentet-kur-toshkezi-largohet-me-vrap-nga-dy-autoret/

A2 CNN Livestream

Latest Videos