Aksident në Maliq, makina e policisë përplas kalimtarin

Nga A2 CNN
6 Maj 2021, 10:59 | Kronikë
Aksident në Maliq, makina e policisë përplas kalimtarin

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, ku një makinë policie përplasi një të moshuar që po kalonte rrugën.

Si pasojë e përplasjes i moshuari D.D. 78 vjeç ka marrë disa plagë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Është shoqëruar në komisariat efektivi i policisë kufitare Sali Nezha për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet e mëtejshme proceduriale me drejtuesin e mjetit (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos