
Një aksident është shënuar, mëngjesin e sotëm, në aksin Burrel - Rrëshen. Një automjet tip Volkswagen Passat u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë. Ngjarja u regjistrua në vendin e quajtur “Pujkë”.
Të dyja mjetet po lëviznin në drejtim të Burrelit kur vetura goditi nga pas kamionin. Si pasojë e goditjes së fortë, janë dëmtuar të pestë personat që ndodheshin në autoveturë.
Ata janë dërguar me autoambulancë në spitalin e Burrelit për të marrë ndihmën e parë, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në vendin e parë janë transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë në gjendje më të rëndë.
Grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)