Aksident në Moravë, makina del nga rruga dhe bie në humnerë

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2021, 10:37 | Kronikë

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Moravë të Korçës, ku për pasojë mbeti i plagosur një person.

Sipas të dhënave, mjeti tip “Audi”, i drejtuar nga Dh.G. 32 vjeç doli nga rruga dhe ra në humnerë dhe për pasojë mbeti i plagosur vetë drejtuesi.

I plagosuri është dërguar për ndihmë në spitalin e Korçës, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos