Drejtonte i dehur makinën e vjedhur, pranga marokenit në Memaliaj

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2021, 09:59 | Kronikë
Drejtonte i dehur makinën e vjedhur, pranga marokenit në Memaliaj

Një shtetas maroken është vënë në pranga nga policia e Tepelenës, pasi akuzohet për vjedhjen e një makine.

30-vjeçari nga Maroku, M. M., dyshohet se i kishte marrë mjetin tip "Mitsubishi"  shtetasit E.Ll. në fshatin Vasjar të Memaliaj. Në momentin, kur policia e ndaloi, konstatoi se ai po e drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan  Prokirorisë pranë Gjykatës së Shkallës së  Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos