Aksident në Novoselë, makina përmbyset në mes të rrugës

Nga A2 CNN
11 Janar 2020, 19:19 | Kronikë

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e pasdites në aksin rrugor Vlorë-Novoselë, i cili fatmirësisht ka përfunduar pa të lënduar.

Mjeti tip Hyndai, me targa AA 711 CZ është përplasur me trafikndarësen dhe është përmbysur në mes të rrugës.

Sipas burimeve nga vendngjarja, drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin pasi gaboi daljen nga autostrada. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos