Qëlluan me armë në drejtim të një banese, arrestohet 2 të rinj në Korçë

Nga A2 CNN
11 Janar 2020, 09:03 | Kronikë
Qëlluan me armë në drejtim të një banese, arrestohet 2

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy të rinj pasi dyshohen si autorë të ngjarjes së ndodhur shtatorin e kaluar, kur u qëllua me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Juxhin Kulla.

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar Klajdi Asllanin, 24 vjeç, ndërsa më herët kishte arrestuar edhe Denis Sulejmanin.

Ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së Juxhin Kullës, por fatmirësisht pa të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos