Aksident në Peqin, një viktimë dhe dy të plagosur

Nga A2 CNN
21 Shtator 2022, 22:31 | Kronikë
Aksident në Peqin, një viktimë dhe dy të plagosur

Një përplasje midis dy mjetesh ka shkaktuar një aksident tragjik, ku si pasojë ka një viktimë dhe dy të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Karinë-Peqin, ndërkohë që ende nuk dihet dinamikat e përplasjes, mbi të cilën kanë filluar të hetojnë forcat e rendit.  

Deklarata e Policisë:

Më datë 21.09.2022, rreth orës 21:40, nē aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karin, Peqin, mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A.T., banues në Peqin, është përplasur me mjetin tip "Volkswagen ", me drejtues shtetasin E.B., banues në Elbasan.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip "Benz", shtetasi A.T, si dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit tip "Volkswagen", dhe pasgjeri i këtij mjeti shtetasi P.N., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos