Aksident në Shkodër, makina përplas kalimtaren në vijat e bardha

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 10:49 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në qendër të Shkodrës. Një automjet ka përplasur një kalimtare teksa kalonte në vijat e bardha.

Nga të dhënat paraprake mësohet se kalimtarja është lënduar. Në foto shihen qytetarët që i japin ndihmën e parë kalimtares, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur.

Fotot nga aksidenti në Shkodër

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 09:50, në sheshin “Demokracia”, shtetasi A. R., 65 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen N. Gj., 55 vjeçe (këmbësore), e cila po merr aktualisht ndihmën mjekësore, në Spitalin Rajonal Shkodër.

65-vjeçari është dërguar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos