
Një tjetër autobus i transportit urban është përfshirë në aksident në Tiranë, në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Mësohet se rreth orës 08:45, autobusi i drejtuar nga shtetasi P.R. është përplasur me një motomjet që drejtohej nga H.Gj. në rrugën “Ferit Xhajko”.
Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, që ndodhej pasagjer në motor, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)