
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë.
Sipas të dhënave paraprake, mjeti tip "Benz" ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur drejtuesi i tij dhe një pasagjer.
Në automjet udhëtonin shtetasit E.S. dhe L.D., ku ky i fundit dyshohet se ka humbur drejtimin e mjetit për motive ende të paqarta.
Të plagosurit u dërguan në spitalin e Korçës ku po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)