
Një 2-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë të mërkurë në Bathore si pasojë e një aksidenti rrugor.
Policia bën të ditur se shtetasi Z. D., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.
Si pasojë është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar, pasagjer, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)