Të shtënat me armë në Elbasan, arrestohet Nuredin Dumani në Fier

Nga A2 CNN
29 Mars 2022, 23:06 | Kronikë

Policia raportoi për të shtëna me armë zjarri pasditen e së martës në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në drejtim të një automjeti tip BMW, i cili u braktis më pas nga personat që ndodheshin në të.

Ndërkohë, mësohet se në orët e mbrëmjen, policia ka vënë në pranga Nuredin Dumanin në qytetin e Fierit. Mësohet se ai ka mbetur i plagosur në ngjarjen e Elbasanit, ndërsa policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare.

Nuredin Dumani është shpallur në kërkim nga policia në vitin 2020 si i dyshuar për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, një tjetër i shumëkërkuar nga policia, në arrati prej disa vitesh. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/10/vrasjet-ne-elbasan-cfare-ndodhi-mes-talo-celes-dhe-nuredin-dumanit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos