Plagosi 19-vjeçarin në Vlorë, shpallet në kërkim autori

Nga A2 CNN
13 Tetor 2022, 10:58 | Kronikë
Plagosi 19-vjeçarin në Vlorë, shpallet në kërkim

Policia e Vlorës ka njoftuar se ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes së një 19-vjeçari, pas një konflikti të çastit, ndërsa ka arrestuar edhe një 30-vjeçar, të pranishëm në vendngjarje, i cili theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe nuk kallëzoi për plagosjen. 

Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë një shtetas tjetër, së bashku me të dëmtuarin 19-vjeçar, pasi nuk kallëzuan krimin. 

Plagosja ndodhi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Llakatund. Në kërkim është shpallur 20-vjeçari me inicialet D.T., për plagosje të rëndë me dashje. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/12/plagosje-me-arme-zjarri-ne-vlore-2/

A2 CNN Livestream

Latest Videos