Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën Transballkanike në Vlorë.
Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa kanë përfunduar më pas mbi rrethrrotullim.
Personat e plagosur janë dërguar në spital, ndërsa shkaqet e aksidentit janë të paqarta. (A2 Televizion)





