
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Vlorë-Kotë, në bypass. Policia njofton se një shofer 51-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit tip “Benz” duke bërë që ky i fundit të dalë nga rruga.
Për pasojë, të lënduar kanë mbetur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)