Vetëm 4 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
29 Janar 2023, 18:09 | Aktualitet
Vetëm 4 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

Situata nga koronavirusi vijon të jetë e qëndrueshme në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka kryer 201 testime nga të cilat vetëm 4 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 201 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 4 qytetarë në Bashkitë:

2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Sarandë.

Janë 123 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,504 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 29 Janar 2023)

Raste të reja ditore               4

Të shëruar në 24 orë             9

Të shtruar në spitale             3

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       201

Testime totale                   2,030,217

Raste pozitive                      333,223

Raste të shëruara                  329,504

Raste Aktive                             123

Humbje jete                              3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      99

Vlorë                         11

Fier                           9

Durrës.                    2

Berat.                        1

Shkodër                 1 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos