
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Pogradec-Korçë pranë fshati Gështenjas.
Mjeti tip Volswagen Pasat është përplasur me një mjet bujqësor i ngarkuar me bar në një kthesë, ku për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i këtij të fundit.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdes intensiv nga mjekët pasi ka lëndime të shumta.
Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë errësira dhe mjeti bujqësor që lëvizte në rrugë pa asnjë shenjë apo sinjalistikë dalluese. (A2 Televizion)