
Gjyqtari i Korçës, Markelian Kuqo, ka dorëzuar për të dytën herë në KLGJ një kërkesë për shtyrje, shqyrtimin e kërkesës së ILD, për shkarkimin e tij nga detyra.
Kërkesa është argumentuar me gjendjen shëndetësore të tij, pasi është karantinuar për shkak të një të infektuari në familje.
ILD kërkon shkarkimin e Kuqos nga detyra për shkelje gjatë vendimarrjes së tij për lirim nga burgu të Gert Gjinararit. (A2 Televizion)