Aksident pranë Shkodrës, makina del nga rruga dhe bie në kanal

Nga A2 CNN
12 Qershor 2023, 08:43 | Kronikë
Aksident pranë Shkodrës, makina del nga rruga dhe bie në kanal

Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë-Shkodër.

Sipas të dhënave paraprake, një makinë ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë duke përfunduar në kanalin e hapur në anë të saj.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur, një prej të cilëve në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos