
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Ngurrëz në Lushnjë, ku si pasojë e përplasjes mes një automjeti dhe një motomjeti, ka mbetur i vdekur drejtuesi i këtij të fundit, vetëm 28 vjeç.
“Lushnjë/Informacion paraprak: Rreth orës 04:10, në fshatin Ngurrëz, Lushnjë, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 32 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Sh. M., 28 vjeç
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë shtetasi Sh. M. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”
NJOFTIMI I POLICISË
Ndërkohë, në fshatin Gur të Divjakës, një automjet është dëmtuar rëndë, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit-ëve të kësaj ngjarjeje.
“Gjatë natës, në fshatin Gur, Divjakë, është konstatuar i dëmtuar automjeti i shtetasit A. P., 42 vjeç, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.” (A2 Televizion)
NJOFTIMI I POLICISË