Një aksident ka ndodhur pak pas mesditës së të premtes në afërsi të fshatit Manati të Lezhës.
Një automjet është përplasur me një motor dhe për pasojë janë plagosur tre fëmijë të moshës 13 deri në 15 vjeç. Ata janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë. (A2 Televizion)