
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili kishte fshehur në një bunker trupin e pajetë të shokut të tij, që kishte vdekur për shkak të një mbidoze.
Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet M.I., banues në kryeqytet, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".
“Sipas veprimeve hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi M. I., është lidhje shoqërore me shtetasin I. M., 36 vjeç, i cili u gjet ditën e djeshme, në një bunker, pa shenja jete dhe pa shenja dhune. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, më datë 17.04.2022, kanë qenë duke konsumuar lëndë narkotike, dhe shtetasi I. M., ka gjetur vdekjen, ndërsa shtetasi M. I., ka transportuar trupin e të ndjerit në bunker, duke kryer veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, lexohet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)