
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kërkon lirimin nga burgu i Fierit pasi sipas tij vendimi i Apelit është marrë në kundërshtim me ligjin. Në rekursin e bërë nëpërmjet avokatit të tij në gjykatën e lartë Saimir Tahiri shprehet se Gjykata nuk ka vepruar drejt sepse e ka dënuar jashtë kompetencave te saj”.
Sipas ish ministrit të Brendshëm dhe mbrojtësit të tij Tahirit i rrezikohet jeta, ndërsa familja e tij është ekspozuar ndaj eksponentëve të krimit.
“Z.Tahiri ka mbajtur funksionin e ish- Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë. Ai rrezikon dhe mund të bëhet objekt i personazheve të krimit që ndodhen duke kryer dënimin në IEVP Fier. Nga ana tjetër edhe familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasojave të mundshme”.
Por veç Tahirit, rekurs në gjykatën e lartë bëri dhe Prokuroria e Posaçme e cila kërkoi dënimin për ish -ministrin për akuzat e trafikut të drogës dhe të grupit të strukturuar kriminal. Prokuroria kërkoi 12 vite burg për Tahirin dhe ish-drejtorin e policisë Jaeld Çela.
Gjykata nuk ndryshoi dënimin për Saimir Tahirin, por ndryshe nga shërbimi i provës vuajtja e dënimit do të bëhej në burg.
Të njëjtin vendim me 3 vite e 4 muaj burg mori dhe ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela. (A2 Televizion)