Zbulohet “shtëpia e barit” në Kukës, nuk ka gjurmë për dy kultivuesit

Nga A2 CNN
21 Prill 2022, 10:39 | Kronikë
Zbulohet “shtëpia e barit” në Kukës, nuk ka

Policia e Kukësit ka finalizuar me sukses operacionin "First" gjatë së cilit u zbulua një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi dhe ndërhyrja në banesën e dyshuar, ku gjatë kontrollit u evidentua se njëra prej dhomave ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike, me llamba.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 934 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në gota plastike, llamba elektrike, aspiratorë dhe aksesorë të tjerë që shërbejnë për ngrohje. 

Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar njeri në banesë. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim, e pronarit të banesës, shtetasit K. H., 51 vjeç, dhe e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit H. S., 28 vjeç, të dy banues në Kukës.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos