Aksident rrugor në Sarandë, humbin jetën dy turistët italianë

Nga A2 CNN
24 Gusht 2023, 08:31 | Kronikë
Aksident rrugor në Sarandë, humbin jetën dy turistët

Dy turistët italianë raportohet të kenë humbur jetën në një aksident rrugor që ndodhi në orët e para të mëngjesit në zonën e Sarandës.

Sipas të dhënave paraprake, dy turistët italianë udhëtonin me një motor Honda dhe u përplasën me një automjet Mercedez Benz pranë Manastirit, në aksin drejt Ksamilit.

Përplasja ka qenë fatale për turistët nga Italia, të cilët ndërruan jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa policia po heton për zbardhjen e dinamikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos