Aksident rrugor në Tiranë, përplaset për vdekje kalimtari

Nga A2 CNN
18 Qershor 2023, 08:55 | Kronikë
Aksident rrugor në Tiranë, përplaset për vdekje kalimtari

Një person ka humbur jetën mëngjesin e së dielës në Tiranë, pasi u përplas nga një motor ndërsa ishte duke kaluar rrugën.

Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës në afërsi të TEG, kur motomjeti i drejtuar nga shtetasi K.L. përplasi një person që po kalonte rrugën duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Personi i aksidentuar, ende i paidentifikuar, u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte, teksa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/17/aksident-me-vdekje-ne-aksin-rrugor-elbasan-peqin/
https://a2news.com/2023/06/17/aksident-me-vdekje-ne-tirane-4/

A2 CNN Livestream

Latest Videos