Dy turistë çek me kajak ngelin në mes të detit, shpëtohen nga policia në Dhërmi

Nga A2 CNN
17 Qershor 2023, 21:09 | Kronikë

Dy turistë çek që janë bllokuar në mes të detit të trazuar në plazhin e Livadhit, janë shpëtuar nga policia Kufitare e Dhërmiut.

Sipas njoftimit të uniformave blu, turistët e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues tip kajak, për shkak të dallgëve të larta.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë shkuar në vendin ku kishin ngelur turistët dhe i kanë shoqëruar ata me mjetin e Policisë Kufitare, deri në breg. Gjendja shëndetësore e dy turistëve paraqitet e mirë dhe stabile.

Ditën e sotme, salla operative e Komisariatit të Policisë Himarë ka marrë njoftim për 2 turistë që ishin duke lundruar në det, në plazhin e Livadhit, me një mjet lundrues kajk, të cilët e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, për shkak të dallgëve të larta.  Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu shkuar në ndihmë 2 turistëve çek”, sqarojnë autoritetet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos