
Laureta Nikolli ishte një nga pesë banorët e zonës së “5 majit” të arrestuar mëngjesin e 22 shkurtit pas operacionit të IKMT për shembjen e banesave të tyre.
Me kërkesë të prokurorisë së Tiranës, gjyqtari Artan Gjermeni vendosi lirimin e saj, si edhe të bashkë arresturave Gjin Nikolli, Agim, Mirash e Ndue Marku, duke caktuar për ta masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.
Prokurori i çështjes gjatë operacionit të shembjes disa nga banorët e “5 majit” kanë reaguar dhunshëm, duke qëlluar mjetet e IKMT dhe punonjësit e Policisë së shtetit dhe ata të bashkisë me mjete të forta dhe molotov, ku janë lënduar 8 efektivë. Por, sipas tij, të arrestuarit kanë pranuar vetëm faktin se prej shtatorit të vitit të kaluar protestojnë kundër projektit të rindërtimit.
Gjatë zhvillimit të seancës jashtë gjykatës qëndruan dhjetëra banorë të “5 majit” me pankarta në duar. (A2 Televizion)