Zbardhet vrasja misterioze e 46-vjeçarit në Vlorë, arrestohet autori

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2022, 09:57 | Kronikë
Zbardhet vrasja misterioze e 46-vjeçarit në Vlorë, arrestohet

Policia ka zbardhur vrasjen e pak ditëve më parë në lagjen 24 Maji në Vlorë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri të 46-vjeçarit Altin Aliraj.

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes, si edhe një shtetas tjetër që dyshohet për përkrahje të autorit të krimit.

Gjatë operacionit “NDËSHKIMI” u arrestua Shazi Ahmetaj, 23 vjeç, banues në Kolonjë të Lushnjës, me precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes, si edhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Mateo  Kiptiu 30 vjeç, banues në Kolonjë të Lushnjes, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit.

Shazi Ahmetaj dyshohet si autor i vrasjes se shtetasit Altin Aliraj, i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij, ndërsa shtetasi Mateo Kiptiu dyshohet se ka ndihmuar autorin për t’u fshehur, duke i siguruar një mjet të marrë me qira për lëvizjen e tij.

Në momentin e ndalimit shtetasit Shazi Ahmetaj iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 40.5 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.

Vazhdojnë veprimet hetimore për të përcaktuar motivet e këtij krimi të rëndë, si dhe për identifikimin e personave të tjerë, që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos