
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Varibob, ku 2 persona kanë humbur jetën ndërsa 5 të tjerë janë plagosur.
Policia ka bërë të ditur me anë të një deklarate se rreth orës 18:00, fillimisht, një automjet ka përplasur një këmbësor. Më pas, në vendngjarje janë grumbulluar disa banorë të zonës dhe pasagjerë të një mjeti tjetër që kishte parkuar aty për të dhënë ndihmën e parë personit të aksidentuar, të cilët janë përplasur nga një mjet tjetër tip "Opel" që kishte hyrë në parakalim.
Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit F.Sh, 64 vjeç, banues në Tiranë dhe D.L, 55 vjeç, banues në Vjosë, Fier si edhe janë dërguar në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve 5 shtetas të tjerë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit të rëndë. (A2 Televizion)