
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në Kosovë, ku raportohet për 4 persona të vdekur.
Lajmi është konfirmuar nga Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri. “Janë katër persona të vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një grua është dërguar në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, tha Ymeri.
Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se në aksidentin e ndodhur në fshatin Koshare të Ferizajt janë përfshirë dy automjete. Nga të dhënat e para të policisë dyshohet se një nga automjetet ka kaluar në korsi të kundërt duke u përplasur.
Mes viktimave është edhe një fëmijë 12-vjeçar. (A2 Televizion)