Aksident tragjik në Kroaci, të paktën tre të vdekur, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Nga A2 CNN
5 Gusht 2023, 09:40 | Ballkani
Aksident tragjik në Kroaci, të paktën tre të vdekur, dy

Mbrëmë rreth orës 23:00 ka ndodhur një aksident i rëndë mes dy veturave në Kroaci. Në autostradën A1, në afërsi të daljes së Ravçes në drejtim të Dubrovnikut, Kroaci si pasojë e përplasjes së veturave kanë vdekur tre persona

Gjithashtu raportohet se dy persona janë transportuar në spital dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje ndodheshin disa zjarrfikëse dhe disa ambulanca, raporton index.hr.

Autoritetet kroate kanë nisur hetimet fillestare dhe shumë shpejt do të dihen detajet e para. Seksioni i autostradës ndërmjet Zagvozdit dhe Ravçës në drejtim të Dubrovnikut është mbyllur për orë të tëra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos