LSDM kërkon mbështetjen e opozitës, ministrat e BDI-së dorëzojnë dorëheqjet në mbledhjen e qeverisë

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 14:00 | Ballkani
LSDM kërkon mbështetjen e opozitës, ministrat e BDI-së

Ministrat shqiptarë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim do t’i dorëzojnë zyrtarisht dorëheqjet e tyre kryeministrit Dimitar Kovaçevski gjatë mbledhjes së qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Largimet nga postet që mbajnë hyjnë në fuqi vetëm kur opozita të mbështesë ndryshimet kushtetuese në kuvend, të cilat i hapin rrugë çeljes zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Ministri i jashtëm, Bujar Osmani, njoftoi se dorëheqjet do të nënshkruhen individualisht nga secili prej ministrave. Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, Maqedonia e Veriut duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

LSDM-ja në pushtet, i ka bërë thirrje opozitës që të përmbushë pjesën e saj duke mbështetur ndryshimet kushtetuese për të njohur bullgarët si pakicë kombëtare.

“Me votën për Europën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Mickoski dhe VMRO-DPMNE mund të tregojnë se mbështesin vërtetë agjendën europiane, pasi ajo është gjithashtu edhe maqedonase, në vend që të vendosë bllokada”, thuhet në një deklaratë të LSDM-së.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos