Aksident tragjik në Lushnje, makina bie në kanal, humbin jetën dy persona

Nga A2 CNN
14 Maj 2021, 14:30 | Kronikë
Aksident tragjik në Lushnje, makina bie në kanal, humbin jetën dy

Një aksident i rëndë, me pasojë dy të vdekur, ka ndodhur këtë të premte në Lushnje.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, ku automjeti tip "Toyota" ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos