Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, raportohet për 2 të vdekur

Nga A2 CNN
20 Gusht 2022, 08:55 | Kronikë
Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, raportohet për 2 të

Një aksident tragjik ka ndodhur në rreth orës 02:30, në aksin rrugor "Milot - Tuneli Kalimashit", në vendin e quajtur "Vau Shkjeze", ku dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa një i tretë ka mbetur i plagosur rëndë.

Policia bën të ditur se shtetasi M.B. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

Për pasojë, kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit M.Ç. 31 vjeç, dhe D.Gj. 30 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi M.B. 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos