Rrëfimi i Dumanit, kapet një tjetër i kërkuar

Nga A2 CNN
19 Gusht 2022, 11:19 | Kronikë
Rrëfimi i Dumanit, kapet një tjetër i kërkuar

Një 49-vjeç banues në Durrës është arrestuar të premten nga forcat e policisë në kuadër të operacionit “Golden Bullet”, që nga muaji i majit ka vënë në pranga 19 persona dhe në kërkim disa të tjerë, emra të njohura të kriminalitetit në vend.  

Shtetasi me inicialet A.Gj është arrestuar si i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhune” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

https://a2news.com/2022/05/20/nga-40-ne-500-mije-euro-rrefimi-i-dumanit-per-pagesat-e-krimeve/

Operacioni i koduar “Golden bullet” nisi menjëherë pas arrestimit të të shumëkërkuarit Nuredin Dumani, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë që me rrëfimet e tij ka zbuluar disa banda kriminale si dhe zbardhur disa krime, duke fillaur nga ekzekutimi i Everest Çekës, i Emiliano Ramazanit dhe ekzekutimi i trefishtë i Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk, të ndodhura në Elbasan, vrasja e vëllait të Talo Çelës në Elbasan dhe i Andi Zylyfit në Peqin.

https://a2news.com/2022/05/19/zberthimi-i-dumanit-behet-plumb-i-arte-i-spak-32-urdher-arreste-per-8-grupe-kriminale/

Po ashtu, ata dyshohen edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë, të ndodhura pranverën e vitit 2020 në Durrës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos