Zbulohet laboratori gjigant për prodhimin e drogës sintetike në Rusi

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2019, 10:25 | Bota
Zbulohet laboratori gjigant për prodhimin e drogës sintetike në

Policia ruse bën me dije se ka zbuluar një laborator të madh në lindjen e largët që shërbente për të prodhuar sasi të mëdha droge sintetike.

Gjatë kontrolleve në laboratorin që u zbulua në rajonin e Khabarovsk u gjetën 4 tonë komponentë që shërbejnë për prodhimin e drogës sintetike si dhe 25 kg drogë e gatshme.

Laboratori u gjet në skajin lindor të Khabarovsk dhe policia nuk jep detaje më të hollësishme për operacionin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos