
Shpërthimi i një xhepi me gaz në një minierë qymyri në Shanxi shkaktoi vdekjen e 15 minatorëve dhe plagosjen e 9 të tjerëve, raporton agjencia e lajmeve Xinhua, e cila citon autoritetet lokale.
Në momentin e shpërthimit, në galerinë e qymyrit në kontenë Pingyao, ishin të pranishëm 35 minatorë. 11 prej tyre arritën të dilnin pa u dëmtuar nga miniera.
Ndërkohë që autoritetet kanë nisur një hetim për gjetjen e shkaqeve të shpërthimit në minierë. (A2 Televizion)