
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg me afat 20 ditë Ferdinant Tozin, drejtuesin e furgonit që zhvendosi nga vendi i aksidentit të riun 25-vjeçar Ramazan Bata.
Ndërsa drejtuesi i autobusit, i cili ka përplasur në fillim viktimën, është liruar me detyrim paraqitjeje.
Nga të dhënat paraprake, prokuroria ende nuk e ka të qartë se kush nga mjetet i ka dhënë goditjen fatale të riut: autobusi që e përplasi në fillim apo furgoni që e ka zhvendosur trupin e viktimës larg vendit të aksidentit.
Kjo është edhe arsyeja kryesore për të cilën prokuroria kërkoi arrest me burg me afat 20-ditor për drejtuesin e furgonit, kohë gjatë së cilës pritet të zbardhet plotësisht dinamika e këtij aksidenti. (A2 Televizion)