
Një operacion policor mësohet se po zhvillohet këtë të martë në Doganën e Tiranë dhe Portin e Durrësit. Sipas raportimeve paraprake po ushtrohen kontrolle te zyrat e agjencive doganore, por edhe të doganierëve dhe dokumentet e procedurave doganore.
Një operacion policor mësohet se po zhvillohet këtë të martë në Doganën e Tiranës. Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit tha se kontrolli është përqendruar në doganën e Tiranës, me qëllim kontrollin e personave që hyjnë dhe dalin në doganë, kontrollin e mjeteve dhe mallrave, si edhe të ambienteve dhe lokaleve përreth doganës.
Në operacion u përfshinë 200 forca policie nga Forca Lëvizëse Operacionale, Policia e Tiranës dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit. Për kontrollin e territorit krahas punonjësve të Policisë u përdorën drone dhe qen antidrogë.
“U kontrolluan 67 kamionë, 23 magazina dhe objekte të ndryshme brenda doganës, 107 automjete dhe rreth 267 persona. Gjatë kontrolleve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë, e cila do të dërgohet për ekspertim, disa vula të dyshuara si të falsifikuara e sende të tjera të kundërligjshme. Policia ka shoqëruar për veprime të mëtejshme 7 persona”, thuhet në njoftimin e Policisë. (A2 Televizion)