Krimet e Rënda kthejnë dosjen “Toyota Yaris”

Nga A2 CNN
29 Tetor 2019, 12:49 | Kronikë
Krimet e Rënda kthejnë dosjen “Toyota Yaris”

Gjykata për Krimet e Rënda kthen për hetime të mëtejshme dosjen në ngarkim të Agim Cekës, Alban Mollaymerit, Edi Likës, Klevi Likës dhe te shpallurve në kërkim Alfred e Elvis Vladi, të akuzuar për sjelljen në Shqipëri të 3.4 mln eurove me "Toyotat Yaris".

Gjykata refuzoi kërkesën e prokurorisë për kalimin e çështjes në gjyq. Gjatë seancës paraprake prokurorët paraqitën dy akte të reja të ardhura nga Belgjika dhe Italia, ende të papërkthyera. Ndërsa avokatët pretenduan se materialet nuk janë sjellë sipas formës së kërkuar nga ligji.

Për çështjen e futjes në Shqipëri të 3,4 milionë eurove është marrë në pyetje edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Intervista e tij në Prokurori është ndjekur edhe nga 4 prokurorë belgë, të cilët donin të mësonin se si ka marrë ai informacionin për eurot që do të hynin në Shqipëri dhe kush ia kishte dhënë këtë informacion, pasi ai paralajmëroi në atë kohë kapjen e një sasie të madhe eurosh që vinin të fshehura në një makinë nga foltorja e Kuvendit. Sipas Bashës, i përfshirë në këtë çështje është kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/07/25/basha-deshmon-per-eurot-ne-toyota-yaris-informacione-te-plota-prokuroreve-belge/

A2 CNN Livestream

Latest Videos