
Shtyhet sërish seanca ku prokuroria do të jepte pretencën për Arbër Çekajn, për trafikun e 613 kg kokainë të kapura në shkurt të vitit të shkuar në Maminas, pasi kishte hyre nga porti i Durrësit, të fshehura në kontejnerin me banane nga Kolumbia.
Shkak sërish ishte kërkesa e avokatit mbrojtës Maks Haxhia, i cili për arsye shëndetësore nuk mund të jetë i pranishëm. Arbër Çekaj u ekstradua disa javë më parë nga Gjermania, ku ishte arrestuar pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar.
Për sasinë rekord të kokainës, u arrestua Armando Pezaku, i cili ishte shoferi i kamionit që transportoi kontejnerin ku ishte fshehur droga nga porti i Durrës drejt Maminasit.
Në pranga përfundoi edhe menaxheri i “Arbri Garden” Donaldo Lusha. (A2 Televizion)