
Është përkeqësuar bilanci i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lushnje, pasi ka ndërruar jetë edhe një 22-vjeçar.
Aksidenti i rëndë ndodhi në aksin rrugor Lushnje-Fier, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kolonjës”, ku mjeti “Mercedes Benz” doli nga rruga.
Në Spitalin e Lushnjes ndërroi jetë shtetasi J.Sh , 21 vjeç, ndërsa më pas ka ndërruar jetë edhe shtetasi A.Sh, 22 vjeç. Ndërkohe, shtetasi A.D, 16 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)