Aksidenti i tmerrshëm që ndryshoi jetën e Niki Laudës

Nga A2 CNN
21 Maj 2019, 10:51 | Futboll
Aksidenti i tmerrshëm që ndryshoi jetën e Niki Laudës

Në 1 gusht 1976, Niki Lauda pëson një aksident të rëndë në Çmimin e Madh të Gjermanisë.

Piloti austriak, i cili ndërroi jetë dje në moshën 70-vjeçare, humbi kontrollin e Ferrarit të tij në xhiron e dytë të garës, pasi pista e vjetër e Nurburgringut nuk ishte tharë ende nga shiu i rënë gjatë gjithë paradites.

Pasi përplaset dhunshëm me barrierat e pistës, Ferrari merr flakë. Lauda pësoi djegie të gradës së parë dhe të tretë në kokë, fytyrë dhe duar. Gjithashtu, mushkëritë iu dëmtuan nga thithja e gazrave të dëmshme.

https://www.youtube.com/watch?v=vstZpPU2pMc

Arturo Merzario, Guy Edwards, Brett Lunger dhe Harald Ertl ishin pilotët që dolën nga makinat e tyre dhe ndihmuan austriakun që të largohej nga njëvendëshja në flakë, duke i shpëtuar jetën.

Pavarësisht dëmtimeve të rënda, Lauda u kthye të garojë vetëm 42 ditë më pas, në garën e Italisë. Në Monza ai përfundoi në vendin e katërt dhe me fashot e fytyrës të mbuluara nga gjaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos